Greqia thyen rekordin e 20 viteve të fundit, termometri në Kretë mbi 32 gradë

Ishulli i Kretës në Greqi ka shënuar sot një rekord të ri me temperaturat më të larta që janë shënuar atje gjatë muajit

Mars 27, 2024 - 17:35
 0
Greqia thyen rekordin e 20 viteve të fundit, termometri në Kretë mbi 32 gradë

Ishulli i Kretës në Greqi ka shënuar sot një rekord të ri me temperaturat më të larta që janë shënuar atje gjatë muajit mars në 20 vitet e fundit.

Meteorologët grekë thanë se në Kretë temperaturat në shumë zona kaluan edhe mbi 32 gradë celcius. Sa i përket temperaturave më të larta, termomentri arriti pikën më të lartë sot në Alikianos Chania 32.6 gradë, ndërsa në qendër të Chania 32.5 gradë.

Drejtori i kërkimeve në Observatorin e Athinës, Kostas Lagouvardos, tha për protothema.gr se këto janë temperatura që arrijnë apo edhe tejkalojnë rekordet e muajit mars në 20 vitet e fundit në Greqi.

Përjashtim nga temperaturat e ngrohta ishin zonat e Greqisë Veriore ku termometri sot nuk i ka kaluar vlerat mesatare normale për sezonin.

Meteorologët thanë se rritja e temperaturave janë favorizuar nga pluhuri afrikan që ka pushtuar edhe vendin tonë./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.