Greqia zgjedh sot përfaqësuesit vendorë, procesi i votimit vijon pa probleme

Greqia voton këtë të dielë për të zgjedhur përfaqësuesit e pushtetit lokal. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00, me përjashtim të disa qendrave të votimit, ku mungesa e disa anëtarëve të komisioneve zgjedhore e përfaqësuesve gjyqësorë shkaktoi disa minuta vonesë. 9.7 milion grekë kanë të drejtë zgjedhjeje. 22 mijë qendra votimi janë ngritur [...]Read More...

Tetor 8, 2023 - 11:20
 0
Greqia zgjedh sot përfaqësuesit vendorë, procesi i votimit vijon pa probleme

Greqia voton këtë të dielë për të zgjedhur përfaqësuesit e pushtetit lokal. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00, me përjashtim të disa qendrave të votimit, ku mungesa e disa anëtarëve të komisioneve zgjedhore e përfaqësuesve gjyqësorë shkaktoi disa minuta vonesë.

9.7 milion grekë kanë të drejtë zgjedhjeje. 22 mijë qendra votimi janë ngritur në Greqi. Janë 1222 formacione lokale që pretendojnë këshillat e 332 bashkive të vendit, ndërsa 78 të tjera luftojnë për 13 qarqet e Greqisë, 12 prej të cilave mbahen nga konservatorët në fuqi, të cilët shpresojnë të fitojnë edhe qarkun e Kretës.

Fituesit marrin mandatin e tyre 5 vjeçar në 1 janar 2024. Të drejtë vote kanë të gjithë qytetarët që kanë mbushur moshën 17 vjeç dhe janë të regjistruar në listën zgjedhore të bashkisë.
Edhe kësaj here nuk mungojnë në listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë apo qarku shtetasit shqiptarët që kanë të drejtë vote në Greqi. Kutitë hapen në orën shtatë të mëngjesit dhe mbyllen pas 12 orësh, ndërsa rreth orës 9 të mbrëmjes ora lokale do të fillojnë të dalin rezultatet e para.
/abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.