Greva dy ditore në doganat në kufi me Greqinë, pala greke ndryshon kushtet për kalimin e mjeteve
Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri në 04 prill në
Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri në 04 prill në 08.00 të mëngjes
Gazetari i Vizion Plus, Tonin Frooki raporton se pala greke ka ndryshuar kushtet e regjimit të punës për 48 orët e grevës së paralajmëruar nga sindikata doganore helene, përsa i përket hyrje daljeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Burime të siguruara pranë kësaj pike kufitare bëjnë të ditur se ka patur një komunikim zyrtar mes policisë kufitare greke të pikës së kalimit kufitar të Kristalopigji dhe policisë së Kapshticës.
Pala greke i ka bërë me dije policisë sonë të kufirit se gjatë 48 orëve të grevës së data 2-4 Prill, do të ketë një ndryshim lidhur me lëvizjen e mjeteve të vogla të cilët do të lëvizin një orë gjatë 4 orëve, e thënë ndryshe, saktëson burimi, një orë për mjetet e vogla do të ketë hyrje – dalje normale ndërkohë që 3 orë të tjera trau ulet në të dyja anët e kufirit.
Kushtet e tjera të paralajmëruara mbeten të njëjta, që do të thotë se nga data 2-4 Prill nuk do të lejon hyrje daljet e automjeteve të tonazheve të rënda, të autobusëve dhe shërbimit taksi.
Nga ana e policisë sonë kufitare ky ndryshim i kushteve të grevës nuk përjashton mundësinë e krijimit të një fluksi dhe radhëve të gjata në kufi.
Policia greke ka bërë me dije se oraret e punës janë (me orën greke)
02/04/2024
06:00-07:00
10:00-11:00
14:00-15:00
18:00-19:00
22:00-23:00
03/04/2024
02:00-03:00
06:00-07:00
10:00-11:00
14:00-15:00
18:00-19:00
Nuk dihet nëse një njoftim të tillë ka pasur edhe për pikat e tjera kufitare që e lidhin Shqipërine me Greqinë./vizionplus,tv/
What's Your Reaction?