“Gripi shkakton vdekje”/ Simptomat e virusit që po qarkullon në Shqipëri, kush duhet të bëjë kujdes

Në vend është duke qarkulluar virusi i gripit i tipit A. Në institutin e shëndetit publik është izoluar ky tip virusi, ndërkohë që thonë se grip ka qarkulluar edhe gjatë verës, pasi tashme nuk bëhet survejancë vetëm në fillim të sezonit. Por në vend janë duke qarkulluar paralelisht si virusi i gripit ashtu edhe i […]

Nëntor 23, 2023 - 21:07
 0
“Gripi shkakton vdekje”/ Simptomat e virusit që po qarkullon në Shqipëri, kush duhet të bëjë kujdes

Në vend është duke qarkulluar virusi i gripit i tipit A. Në institutin e shëndetit publik është izoluar ky tip virusi, ndërkohë që thonë se grip ka qarkulluar edhe gjatë verës, pasi tashme nuk bëhet survejancë vetëm në fillim të sezonit.

Por në vend janë duke qarkulluar paralelisht si virusi i gripit ashtu edhe i COVID-it, simptomat e të cilëve janë të ngjashme tek pacientët që preken.

Ekspertët e shëndetit publik thonë se gripi është një sëmundje e pabesë, pasi merr jetë njerëzish sidomos në grupet e riskut.

“Tek ata me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, tek personeli mjekësor. Gripi është i pabesë. Gripi shkakton vdekje”, deklaroi Silva Bino.

Nisur nga eksperienca e një viti më parë ku pati raste të rënda këtë vit ka një interes për vaksinën e gripit, pasi pothuajse 60 % e dozave të siguruara janë aplikuar ndërkohë e kundërta ndodh me vaksinën ndaj COVID./tch

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.