Gruaja dhe tre fëmijët u hodhën në lumë, zbardhet dëshmia e Erdgys Arrazit para Policisë

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është ndaluar për dhunë në familje dhe shkaktim i vetëvrasjes të bashkëshortes së tij Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në ujërat e lumit Buna. 31-vjeçari Arrazi nuk e ka pranuar se ka dhunuar bashkëshorten e […]

Maj 5, 2024 - 14:45
 0
Gruaja dhe tre fëmijët u hodhën në lumë, zbardhet dëshmia e Erdgys Arrazit para Policisë

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është ndaluar për dhunë në familje dhe shkaktim i vetëvrasjes të bashkëshortes së tij Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në ujërat e lumit Buna.

31-vjeçari Arrazi nuk e ka pranuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij apo fëmijët.

I ndaluari i ka qëndruar deklaratës së tij të tre ditëve më parë duke thënë se ka humbur kontaktet me bashkëshorten dhe fëmijët pa patur idenë se ku ndodheshin.

Arrazi është shprehur se ka patur një marrëdhënie normale me bashkëshorten dhe fëmijët duke thënë se nuk e kam idenë përse bashkëshortja ka ndërmarrë këtë veprim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.