Gruaja hodhi foshnjën e porsalindur në lumin e Tapizës, 42-vjeçarja e martuar me 3 fëmijë! Burri: S’e dija që ishte shtatzënë

Detaje të reja nga ngjarje e rëndë në Krujë, ku një 42-vjeçare është arrestuar se ka vrarë foshnjën e saj të porsalindur. Leta Koçi është e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të tjerë të mitur. Fëmijën e ka lindur në kushte shtëpie dhe askush nuk e ka ditur që është shtatzëne, as burri i […]

Mars 18, 2024 - 20:40
 0
Gruaja hodhi foshnjën e porsalindur në lumin e Tapizës, 42-vjeçarja e martuar me 3 fëmijë! Burri: S’e dija që ishte shtatzënë

Detaje të reja nga ngjarje e rëndë në Krujë, ku një 42-vjeçare është arrestuar se ka vrarë foshnjën e saj të porsalindur.

Leta Koçi është e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të tjerë të mitur. Fëmijën e ka lindur në kushte shtëpie dhe askush nuk e ka ditur që është shtatzëne, as burri i saj, këtë të paktën ka deklaruar ai para hetuesve.

Menjëherë pasi e ka lindur e ka marrë fëmijën, e ka mbështjellë me qese plastmasi dhe e ka hedhur. Pasi gruaja ka shkuar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, është zbuluar që ka qenë shtatzëne. Fillimisht para hetuesve ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe për këtë arsye e ka hedhur në lum, por që nuk e mbante mend vendin fiks ku e ka hedhur, por disa orë më vonë ka rrëfyer.

Hetuesit e kanë me rezerva deklaratën e saj që fëmija ka lindur i vdekur dhe për këtë arsye po hetohet për veprën penale të vrasjes. Nuk dihet shkaku që fshihet pas këtij veprimi, por nuk përjashtohet mundësia që fëmija të jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.