“Gruaja ime merr 200 mijë lekë pension në muaj”, Ceka: Unë marr 7-fishin e saj

Duke marrë parasysh detyrat apo objektivat që shqiptarët kanë realizuar gjatë vitit 2023, 32.2% e tyre ose shumica e të anketuarve në sondazhin e Barometrit, e kanë vlerësuar veten me notën 8. Ndërsa 26.9% e kanë vlerësuar veten me notën 7. Historiani Neritan Ceka është shprehur se Shqipëria nuk është ashtu siç e shfaqin. I […]

Dhjetor 29, 2023 - 21:33
 0
“Gruaja ime merr 200 mijë lekë pension në muaj”, Ceka: Unë marr 7-fishin e saj

Duke marrë parasysh detyrat apo objektivat që shqiptarët kanë realizuar gjatë vitit 2023, 32.2% e tyre ose shumica e të anketuarve në sondazhin e Barometrit, e kanë vlerësuar veten me notën 8. Ndërsa 26.9% e kanë vlerësuar veten me notën 7.

Historiani Neritan Ceka është shprehur se Shqipëria nuk është ashtu siç e shfaqin.

I ftuar në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ai ka thënë se gruaja e tij merr 200 mijë lekë në muaj, ndërsa vet ai merr 7 fishin e saj.

Mes tjerash ai nënvizoi se Shqipëria po ecën.

“Media krijon imazh të gabuar për atë që Shqipëria është realisht. Gruaja ime pensioniste merr 200 mijë lekë në muaj. Unë jam me pension shtetëror marrë 7 herë  më shumë se familja ime. Kjo është gjendja. Një pjesë e mirë e të pakënaqurve kanë ikur nga Shqipëria. Rezultati është ky, që Shqipëria po ecën. Është naiviteti i popullit që shprehet në këtë mënyrë”-tha ai.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.