Gruaja në Elbasan godet me makinë një qytetare, më pas edhe e kërcënon

Një 42-vjeçare në Elbasan është proceduar në gjendje të lirë. Ajo ditën e djeshme teksa ka qenë duke parkuar makinën, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar lehtë me gomën e mjetit një 36-vjeçare. Siç thotë policia, dyshohet se pas këtij rasti 42-vjeçarja edhe e ka kanosr me fjalë të dëmtuarën. “Specialistët për Hetimin e Komisariatit të […]

Mars 6, 2024 - 12:05
 0
Gruaja në Elbasan godet me makinë një qytetare, më pas edhe e kërcënon

Një 42-vjeçare në Elbasan është proceduar në gjendje të lirë.

Ajo ditën e djeshme teksa ka qenë duke parkuar makinën, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar lehtë me gomën e mjetit një 36-vjeçare.

Siç thotë policia, dyshohet se pas këtij rasti 42-vjeçarja edhe e ka kanosr me fjalë të dëmtuarën.

“Specialistët për Hetimin e Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. T., 42 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Çlirimi”, duke parkuar automjetin, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar lehtë me gomën e automjetit, në këmbë, një 36-vjeçare. Gjithashtu, dyshohet se shtetasja E. T. e ka kanosur me fjalë, 36-vjeçaren”, njoftoi policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.