Gruaja shtatëzënë përplaset nga makina, humbet binjakët! E reja në “luftë” me vdekjen

Një aksident i rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Vushtri. Sipas policisë, një grua shtatzënë është goditur nga makina. Ajo ka

Dhjetor 24, 2023 - 10:43
 0
Gruaja shtatëzënë përplaset nga makina, humbet binjakët! E reja në “luftë” me vdekjen

Një aksident i rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Vushtri.

Sipas policisë, një grua shtatzënë është goditur nga makina. Ajo ka humbur binjakët e saj dhe vetë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 23 është arrestuar i dyshuari kosovar, i cili teksa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në paraburgim./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.