Grupet e ndihmës paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve në Libi

Grupet e ndihmës kanë paralajmëruar për rrezikun në rritje të përhapjes së sëmundjeve, që mund të ndërlikojë edhe më shumë krizën humanitare në

Shtator 16, 2023 - 11:20
 0
Grupet e ndihmës paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve në Libi

Grupet e ndihmës kanë paralajmëruar për rrezikun në rritje të përhapjes së sëmundjeve, që mund të ndërlikojë edhe më shumë krizën humanitare në Libi. Në këtë shtet janë pakësuar shpresat të shtunën për gjetjen e më shumë të mbijetuarve pas vërshimeve vdekjeprurëse.

 

 

Vërshimet e javës së kaluar goditën qytetin-port të Dernas pasi dy diga shpërthyen si pasojë e presionit të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm dhe nga një stuhi e fuqishme.

 

 

Autoritetet kanë dhënë shifra të ndryshme sa i përket viktimave, përderisa zyrtarët në lindje të këtij shteti të ndarë kanë thënë se të paktën 3.840 persona kanë vdekur.

 

Kombet e Bashkuara kanë lëshuar apelin për dërgimin e më shumë se 71 milionë dollarëve në Libi pasi qindra mijëra persona kanë nevojë për ndihmë.

 

Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka thënë se mbi 38.640 persona kanë mbetur të pastrehë në lindje të Libisë dhe 30.000 vetëm në Derna./REL/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.