Grupi i Laert Haxhiut do vriste dy prokurore/ Reagon SHBA: Hetuesit duhet të punojnë pa kërcënime

Ambasada e SHBA në Tiranë shprehet e shqetësuar lidhur me kërcënimet ndaj përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë në vend. Përmes një reagimi zyrtar,

Tetor 4, 2023 - 17:30
 0
Grupi i Laert Haxhiut do vriste dy prokurore/ Reagon SHBA: Hetuesit duhet të punojnë pa kërcënime

Ambasada e SHBA në Tiranë shprehet e shqetësuar lidhur me kërcënimet ndaj përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë në vend. Përmes një reagimi zyrtar, ambasada e SHBA thekson se hetuesit, prokurorët e gjyqtarët duhet të bëjnë detyrën e tyre, pa qenë nën kërcënim nga askush.

 

SHBA rikonfirmon mbështetjen nga sistemit të drejtësisë në vend dhe përgëzon punën e hetuesve.

 

 “Një sistem drejtësie pa frikë dhe frikësim është një kërkesë e drejtë e popullit shqiptar dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara është thellësisht e shqetësuar për kërcënimet e dhunës ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratike. Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcënime apo frikësim. Shtetet e Bashkuara pohojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për zyrtarët e zbatimit të ligjit të Shqipërisë që luftojnë me guxim korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe janë të gatshme të mbështesin përpjekjet e tyre’, thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

Dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, nxorën në pah se grupi kriminal i Laert Haxhiut do të vriste dy prokurore që kishin hetuar dosjet e grupit të 31-vjeçarit dhe një avokat.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.