“Grupi shqiptar i vuri flakën velierës me armë e drogë”, policia flet zyrtarisht për operacionin në Patok

Në një deklaratë për mediat, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga ka dhënë detaje më shumë për operacionin ndërkombëtar të antidrogës në kuadër të cilit u bllokuan 4 gomone më 15 Gusht. Bizhga theksoi se droga e kapur në vendin ku trafikantët dogjën velierën kishte destinacion ndërkombëtar. Mësohet se 6 persona janë […]

Gusht 16, 2023 - 11:26
 0
“Grupi shqiptar i vuri flakën velierës me armë e drogë”, policia flet zyrtarisht për operacionin në Patok

Në një deklaratë për mediat, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga ka dhënë detaje më shumë për operacionin ndërkombëtar të antidrogës në kuadër të cilit u bllokuan 4 gomone më 15 Gusht.

Bizhga theksoi se droga e kapur në vendin ku trafikantët dogjën velierën kishte destinacion ndërkombëtar.

Mësohet se 6 persona janë vënë (shqiptarë e të huaj)  në pranga dhe janë sekuestruar: 28 kg kanabis, 2 armë, 200 fishekë luftarakë, një “Audi”, 45 mijë euro, 250 mijë lekë, 2 mijë lira turke, 500 paund dhe 25 celularë.

“Do ju informojmë mbi një operacion i koduar “Flakë deti”, për të goditur një grup të strukturuar kriminal. Operacioni ka nisur 14. Gusht në orën 22 deri më 15 Gusht. Në momentin që u rrethuan nga mjetet lundruese të Guarda di Financa i kanë vënë flakën gjërave të paligjshme. Deri në orën 16:00 janë kërkuar provat materiale, janë arrestuar 6 shtetas të huaj dhe shqiptarë.”

Ai theksoi po ashtu se trafikantët e dogjën mjetin lundrues në momentin që u afrua policia dhe se grupi shqiptar do shkëmbente kanabisin me drogë tjetër me 2 ukrainas. Kujtojmë se ky megaoperacion po zhvillohet nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza.

4 gomonet e bllokuara tanimë nga autoritetet mësohet se janë nisur rreth orës 19:00 të pasdites nga Patoku. Veliera është me flamur ukrainas nisur nga Mali i Zi. Droga do shkëmbehej në Adriatik, 18 milje nga laguna e Patokut. Hetimi po drejtohet nga prokurori i SPAK Vladimir Mara.

Nga 6 të arrestuarit, 4 janë shqiptarë dhe 2 ukrainas. Mes të arrestuarve është edhe Arlind Ismailuka, ish- shef policie. Baza e grupit kriminal ishte në Fushë Kuqe të Kurbinit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.