Grushta dhe plumba, si ndodhi plagosja në Fier, përfundon në spital edhe polici

Është zbardhur ngjarja e ndodhur në Fier mbrëmjen e sotme, ku një i ri mbeti i plagosur nga një polic. Mësohet se 26-vjeçari

Dhjetor 28, 2023 - 21:05
 0
Grushta dhe plumba, si ndodhi plagosja në Fier, përfundon në spital edhe polici

Është zbardhur ngjarja e ndodhur në Fier mbrëmjen e sotme, ku një i ri mbeti i plagosur nga një polic.

Mësohet se 26-vjeçari me iniciale D.B. është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar në vendin e quajtur “Ish-globi”.

Ai nuk është lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë një polic duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.

Ky i fundit, duke vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, ka nxjerrë armën dhe ka plagosur policin. Të dy janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti.

Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.

Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.

Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.