Guterres: Pasojat do të jenë të pallogaritshme, nëse Izraeli sulmon Rafahun

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u shpreh se bota do të përballet me pasoja shumë të mëdha, nëse Izraeli sulmon Rafahin,

Shkurt 7, 2024 - 17:26
 0
Guterres: Pasojat do të jenë të pallogaritshme, nëse Izraeli sulmon Rafahun

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u shpreh se bota do të përballet me pasoja shumë të mëdha, nëse Izraeli sulmon Rafahin, ku qindra mijëra palestinezë të zhvendosur për shkak të luftës janë grumbulluar në Rripin jugor të Gazës, në kufirin me Egjiptin.

Unë jam veçanërisht i alarmuar nga raportet se ushtria izraelite synon të përqendrohet më pas në Rafah – ku qindra mijëra palestinezë janë shtrydhur në një kërkim të dëshpëruar për siguri. Një veprim i tillë do të rriste në mënyrë eksponenciale atë që tashmë është një makth humanitar, me pasoja të pallogaritshme rajonale ” i tha Guterres Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për prioritetet e vitit 2024.

Ai bëri sërish thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite që mbahen në Gaza./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.