Habit shqiptari, i bën kërkesën e pazakontë policisë italiane: Më vrisni, nuk rri dot në arrest shtëpie

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Bologna të Italisë. Ai u arrestua pas masë së sigurisë arrest në shtëpi për dhunë në familje, pasi në muajin maj ishte paditur nga gruaja. Pavarësisht masës së sigurisë katër muajve më parë, 50-vjeçari e ka shkelur sërish duke kryer sjellje të papërshtatshme ndaj familjarëve të tij. […]

Gusht 8, 2023 - 19:25
 0
Habit shqiptari, i bën kërkesën e pazakontë policisë italiane: Më vrisni, nuk rri dot në arrest shtëpie

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Bologna të Italisë.

Ai u arrestua pas masë së sigurisë arrest në shtëpi për dhunë në familje, pasi në muajin maj ishte paditur nga gruaja.

Pavarësisht masës së sigurisë katër muajve më parë, 50-vjeçari e ka shkelur sërish duke kryer sjellje të papërshtatshme ndaj familjarëve të tij.

Disa javë më parë ai kërkoi ndërhyrjen e karabinierëve, të cilët sapo mbërritën në shtëpinë e tij, u kërkoi që ta qëllonin në kokë, sepse nuk kishte më dëshirë të vazhdonte arrestin shtëpiak.

Shqiptari u bëri krkesën e pazakonte karabinierëve, me arsyetimin se nuk kontrollonte dot instiktet e tij agresive dhe do dhunonte nënën e moshuar dhe djalin.

Kjo ka nxitur Gjykatën të pranojë kërkesën e Prokurorit të Republikës së Bolonjës duke i caktuar masën e sigurisë arrest me burg ndaj 50-vjeçarit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.