Haga ngre një aktakuzë të re kundër liderit të Partisë Radikale Serbe dhe katër zyrtarëve të tjerë

Nënkryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), Aleksandar Sheshelj, konfirmoi për mediat vendase se aktakuza e Hagës është ngritur kundër babait të tij, liderit radikal Vojislav Sheshelj, si dhe katër zyrtarëve të tjerë të partisë, Miljan Damjanoviç, Ljiljana dhe Ognjen Mihajloviç dhe Miroljub Ignjatoviç. Aktakuza u ngrit nga Mekanizmi Ndërkombëtar i Mbetur në Hagë, pasardhësi i [...]Read More...

Nëntor 23, 2023 - 12:57
Nëntor 24, 2023 - 13:30
 0
Haga ngre një aktakuzë të re kundër liderit të Partisë Radikale Serbe dhe katër zyrtarëve të tjerë

Nënkryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), Aleksandar Sheshelj, konfirmoi për mediat vendase se aktakuza e Hagës është ngritur kundër babait të tij, liderit radikal Vojislav Sheshelj, si dhe katër zyrtarëve të tjerë të partisë, Miljan Damjanoviç, Ljiljana dhe Ognjen Mihajloviç dhe Miroljub Ignjatoviç.

Aktakuza u ngrit nga Mekanizmi Ndërkombëtar i Mbetur në Hagë, pasardhësi i Tribunalit të Hagës.

Është e vërtetë që aktakuza është ngritur. Është një aktakuzë e re për mospërfillje të gjykatës. Është një akt imagjinar që Tribunali i Hagës i ka dhënë vetes të drejtën ta prezantojë si vepër penale dhe kjo do të thotë se çfarëdo që ata të gjykojnë si shpërfillje të gjykatës, mund të akuzojnë dikë”, tha Aleksandar Sheshel./abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.