“Hajde këtu…”/ Rama e Begaj në mbrëmjen Gala të FSHF-së i dorëzojnë Sylvinho-s shtetësinë shqiptare

Kryeministri Edi Rama, i cili ka qenë i pranishëm në “Mbrëmjen gala” të FSHF ka falënderuar kombëtaren shqiptare për paraqitjen e suksesshme në kualifikueset “Euro 2024”. Por mes të tjerash, së bashku me presidentin Bajram Begajn, i ka dorëzuar trajnerit brazilian shtetësinë shqiptare. “Ndjej nevojën për të falënderuar me gjithë zemër të gjithë ata që […]

Dhjetor 18, 2023 - 18:56
 0
“Hajde këtu…”/ Rama e Begaj në mbrëmjen Gala të FSHF-së i dorëzojnë Sylvinho-s shtetësinë shqiptare

Kryeministri Edi Rama, i cili ka qenë i pranishëm në “Mbrëmjen gala” të FSHF ka falënderuar kombëtaren shqiptare për paraqitjen e suksesshme në kualifikueset “Euro 2024”. Por mes të tjerash, së bashku me presidentin Bajram Begajn, i ka dorëzuar trajnerit brazilian shtetësinë shqiptare.

“Ndjej nevojën për të falënderuar me gjithë zemër të gjithë ata që e mundësuan klëtë sukses të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, përgëzimin dua ta filloj nga pak më larg, nga Gianni De Biassi. I cili është njeriu që na tregoi se kjo nuk është një ëndërr e pamundur.

Dua ta vazhdoj me Edi Rejan. Të ndaloj një sekondë këtu, me Sylvinhon: E njeh presidentin e Shqipërisë? Presidentin tonë, jo të Brazilit, duhet të vish sepse do të ta prezantoj.  Atëherë siç premtuam, sot duam të gjithë së bashku të të japim shtetësinë shqiptare”- u shpreh Rama./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.