Hajdutët synojnë raftet, supermarketet spanjolle “i vënë kyçin” vajit të ullirit
Në Spanjë, prodhuesi më i madh në botë i vajit të ullirit, shumë supermarkete po marrin masa shtesë sigurie për të parandaluar vjedhjet në rritje, për shkak të çmimeve të larta. Shishet me një litër vaj ulliri ekstra të virgjër tani po shiten për 14.5 euro në disa supermarkete dhe kjo ka bërë që shitësit […]
Në Spanjë, prodhuesi më i madh në botë i vajit të ullirit, shumë supermarkete po marrin masa shtesë sigurie për të parandaluar vjedhjet në rritje, për shkak të çmimeve të larta.
Shishet me një litër vaj ulliri ekstra të virgjër tani po shiten për 14.5 euro në disa supermarkete dhe kjo ka bërë që shitësit të vendosin shishet e vajit të ullirit, krahas artikujve si pije alkoolike e produkte kozmetike dhe t’i “lidhin” me zinxhirë e kyçe për të parandaluar vjedhjet.
Çmimi i vajit të ullirit është rritur me 150%, gjatë dy viteve të fundit, kryesisht për shkak të një thatësire përvëluese në Evropën Jugore.
Spanja është prodhuesi më i madh në botë i vajit të ullirit, duke furnizuar rreth 40% të prodhimit botëror.
“Ne jemi dëshmitarë të një rritje të konsiderueshme të vjedhjeve në dyqane. Vaji i ullirit është bërë një produkt tërheqës që hajdutët ta vjedhin”, tha për Reuters Ruben Navarro, CEO i Tu Super, një zinxhir supermarketesh që operon në rajonin e Andaluzisë në Spanjë.
Në një përpjekje për të luftuar vjedhjet, Tu Super ka përdorur zinxhirë për të rrethuar shishet e mëdha 5-litërshe me vaj ulliri në rafte që nga shtatori.
Ndërkohë, rrjete supermarketesh si Carrefour dhe Auchan në Spanjë po vendosin etiketa sigurie tek shishet një litërshe me vaj ulliri, që kërkojnë ndërhyrjen e stafit për heqjen në rast se dikush kërkon t’i blejë.
Perspektiva për të ardhmen e vajit të ullirit është gjithashtu shqetësuese, pasi Deoleo, prodhuesi më i madh në botë i “arit të lëngshëm”, parashikon se çmimet në Spanjë do të mbeten në nivele rekord të paktën deri në qershor, për shkak të thatësirave të njëpasnjëshme në pjesën jugore të vendit.
Policia spanjolle ka raportuar gjithashtu raste të vjedhjes së vajit të ullirit nga fabrikat, me ligjin spanjoll që favorizon hajdutët, pasi vjedhjet e sendeve me vlerë më të vogël se 400 euro nuk dënohen nëse shkelësi nuk është përsëritës.
/a.r
What's Your Reaction?