Hakerimi i numrave celularë/ Eksperti i sigurisë: Mund ta gjeni veten në faqet erotike! Marrin identitetin tuaj dhe…!

Dhjetëra denoncime janë bërë gjatë ditëve të fundit në polici, nga qytetarë që kanë marrë mesazhe të çuditshme në numrin e tyre celularë. Eksperti i kriminalistikës, i ftuar në “Top Talk”, shpjegoi se si pasojë e hakerimit të numrave telefonikë, vidhet identiteti i qytetarëve dhe mund të përdoret në grupe erotikë. “Ka disa denoncime gjatë […]

Janar 24, 2024 - 19:52
 0
Hakerimi i numrave celularë/ Eksperti i sigurisë: Mund ta gjeni veten në faqet erotike! Marrin identitetin tuaj dhe…!

Dhjetëra denoncime janë bërë gjatë ditëve të fundit në polici, nga qytetarë që kanë marrë mesazhe të çuditshme në numrin e tyre celularë.

Eksperti i kriminalistikës, i ftuar në “Top Talk”, shpjegoi se si pasojë e hakerimit të numrave telefonikë, vidhet identiteti i qytetarëve dhe mund të përdoret në grupe erotikë.

“Ka disa denoncime gjatë ditëve të fundit, për numra e telefonit të abonentëve të ndryshëm, që janë marrë më parë dhe tani janë krijuar grupe, duke i shpallur këto numra telefoni sikur ofrojnë shërbime erotike. Këta qytetarë kanë marrë shumë thirrje telefonike nga këto numra, që kryesisht janë në aplikacionin Telegram, ku i bëjnë thirrje dhe i thonë si je… pra, futen në kontakt për të krijuar mundësinë si mund të takohemi etj.

Ndërkohë, qytetarët nuk dinë fare se për çfarë bëhet fjalë. Vetëm kur dikush i thotë që numrin tënd të telefonit e kam parë në x faqe, atëherë vihet në alarm. Kanë filluar denoncimet e para në Policinë e Shtetit. Është e vështirë për t’u zbuluar, për shkak se administratorët janë anonim”.

Kur identiteti i qytetarit shpërndahet në këto faqe apo grupe të paligjshme, qytetarëve u vijnë mesazhe në celularë, nga persona që kërkojnë “shërbim”.

“Madje, kanë marrë edhe imazhin tënd në WhatsApp ose Telegram, e bëjnë si poster të vogël, vendosin numrin tënd të telefonit dhe shërbimet që ti ofron. Pra, të dhënat e identitetit tënd i marrin dhe i ofrojnë në botën virtuale, që ty pastaj të të drejtohen të gjithë ‘njerëzit grabitqarë’ dhe të të kërkojnë favore seksuale”, shpjegoi Karamuço./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.