Hakimi: Mbappe e meriton Topin e Artë para Messit dhe Haalandit

Achraf Hakimi beson se Kylian Mbappe e “meriton” ta fitojë Topin e Artë 2023 para Lionel Messit dhe Erling Haalandit Marokeni mendon që Mbappe duhet ta fitojë çmimin më të çmuar në futboll për individ për herë të parë pasi që francezi ka nisur një fillim brilant të sezonit, ku ndihmoi PSG për të fituar […]

Shtator 20, 2023 - 20:55
 0
Hakimi: Mbappe e meriton Topin e Artë para Messit dhe Haalandit

Achraf Hakimi beson se Kylian Mbappe e “meriton” ta fitojë Topin e Artë 2023 para Lionel Messit dhe Erling Haalandit

Marokeni mendon që Mbappe duhet ta fitojë çmimin më të çmuar në futboll për individ për herë të parë pasi që francezi ka nisur një fillim brilant të sezonit, ku ndihmoi PSG për të fituar 2-0 kundër Borussia Dortmund në ndeshjen e parë në Ligën eë Kampionëve këtë sezon.

“Krahasuar me atë çfarë ai ka bërë vitin e kaluar, për mua, ai e meriton ta fitojë Topin e Artë. Ai është futbollist i madh dhe shpresoj që ai mund ta fitojë atë këtë vit”, tha Hakimi për beIN Sports.

Për momentin, Messi është favoriti kryesor për ta fituar Topin e tetë të Artë pasi që fitoi Botërorin vitin e kaluar me Argjentinën. Haaland po është një tjetër favorit pasi që shënoi 56 gola në debutimin e tij për Manchester City sezonin e kaluar, me të cilën skuadër fitoi tripletën.

Mbappe nuk arriti që ta fitojë Botërorin e dytë pasi që Franca humbi nga Artgjentina në finale të Botërorit por ai është top golashënues në këtë kampionat dhe arriti që të shënojë 41 gola për PSG gjatë sezonit 2022/23.

Skuadra e Luis Enriques, ku luan Mbappe dhe Hakimi,  do të jetë në aksion përsëri këtë të diele ku do të luajë derbin kundër Marseille në Ligue 1.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.