Hakmarrje shqiptare në Itali, ekzekutohet me armë një 36-vjeçar, i dënuar në Shqipëri për plagosje

Një 36-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Elson Kalaveri është ekzekutuar mbrëmjen e të enjtes në Pisa të Italisë. Sipas mediave të vendit fqinj,

Shtator 15, 2023 - 14:15
 0
Hakmarrje shqiptare në Itali, ekzekutohet me armë një 36-vjeçar, i dënuar në Shqipëri për plagosje

Një 36-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Elson Kalaveri është ekzekutuar mbrëmjen e të enjtes në Pisa të Italisë. Sipas mediave të vendit fqinj, Kalaveri është qëlluar brenda një makine e cila po drejtohej nga një person tjetër.

 

Pavarësisht ndihmës, shqiptari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. Dyshohet se ekzekutorët kanë qenë dy presona të cilët kanë arritur të largohen me një makinë me ngjyrë të errët.

 

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet ndërsa që mediat shkruajnë se viktima ka pasur precedentë penale në shfrytëzimin e prostitucionit.

 

Elson Kalaveri është një emër I njohur edhe për policinë shqiptare. Në vitin 2014 ai është konfliktuar me Genti Keçin, fqinjin i tij, pas një debate që lindi në lokalin e këtij te fundit. Ata u përplasën para postës së policisë në Mamurras dhe Kalaveri qëlloi me pistoletë në kokë fqinjin e tij, duke e lënë të plagosur rëndë.

 

Pas arrestimit ai pohoi se aktin e kreu për vetëmbrojtje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.