“Hakmerret” Koreja e Jugut, aktivistët dërgojnë 10 balona me fletëpalosje kundër Kim Jong Un në Korenë e Veriut

Aktivistët e Koresë së Jugut dërguan 10 balona të mbushura me fletëpalosje kundër liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un në Korenë e Veriut, njoftoi agjencia e

Qeshor 6, 2024 - 14:05
 0
“Hakmerret” Koreja e Jugut, aktivistët dërgojnë 10 balona me fletëpalosje kundër Kim Jong Un në Korenë e Veriut

Aktivistët e Koresë së Jugut dërguan 10 balona të mbushura me fletëpalosje kundër liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un në Korenë e Veriut, njoftoi agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap, në hakmarrje ndaj Phenianit që dërgoi balona të mbushura me papastërti në Korenë e Jugut javën e kaluar.

“Ne kemi përdorur 10 balona për të dërguar 200,000 fletëpalosje”, tha lideri i lëvizjes Park Sang-hak.

Ai shtoi se balonat gjithashtu mbajnë memorie USB me muzikë koreano-jugore.

Një imazh i publikuar nga lëvizja tregon një nga aktivistët duke mbajtur një poster të madh ku shfaqet Kim Jong Un dhe motra e tij Kim Yo Jong, e cila është një përfaqësuese e autoriteteve të Koresë së Veriut.

Lëvizja kishte njoftuar në fillim të kësaj jave se më 10 maj kishte dërguar tashmë tullumbace që mbanin USB me muzikë K-pop dhe filma të Koresë së Jugut në Korenë e Veriut, ku një material i tillë është rreptësisht i ndaluar.

“Armiku i popullit Kim Jong Un u dërgoi papastërti dhe mbeturina koreano-jugorëve, por ne u dërgojmë të vërtetën dhe dashurinë bashkatdhetarëve tanë koreano-veriorë”, thanë ata.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yun Suk-yeol, pezulloi të martën të gjithë marrëveshjen ushtarake të vitit 2018 me Korenë e Veriut, disa ditë pasi Pheniani dërgoi afro 1000 tullumbace të mbushura me mbeturina dhe jashtëqitje kafshësh në vendin fqinj.

Sipas Phenianit, këto “dhurata të sinqerta” u dërguan në shenjë hakmarrjeje për dërgimin e balonave të mbushura me propagandë në territorin e tij nga aktivistë të Koresë së Jugut./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.