Hakmerret Turqia, bombardon ashpër bazat e kurdëve

Pas tentativës për të sulmuar Ministrinë e Brendshme dhe Parlamentin, Turqia ka ngritur në ajër avionët e saj për t’u hakmarrë ndaj militantëve kurdë. Sipas raportimeve nga Ankaraja zyrtare, më shumë se 20 objektiva të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit që ndodhen në veri të Irakut u goditën nga raketat turke mbrëmjen e së dielës. […]

Tetor 2, 2023 - 08:25
 0
Hakmerret Turqia, bombardon ashpër bazat e kurdëve

Pas tentativës për të sulmuar Ministrinë e Brendshme dhe Parlamentin, Turqia ka ngritur në ajër avionët e saj për t’u hakmarrë ndaj militantëve kurdë.

Sipas raportimeve nga Ankaraja zyrtare, më shumë se 20 objektiva të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit që ndodhen në veri të Irakut u goditën nga raketat turke mbrëmjen e së dielës.

“Sulmet ajrore u kryen në objektiva terroristë në zonat e Metina, Hakurk, Kandil dhe Gara në Irakun verior. Gjithsej 20 objektiva terroristë u shkatërruan dhe një numër i madh terroristësh u neutralizuan”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Një ditë më parë, dy persona iu afruan kompleksit të ndërtesave qeveritare dhe tentuan të ndërmerrnin një sulm të rëndë, por që përfundoi vetëm me vdekjen e tyre. Gjatë këtij sulmi u lënduan dhe dy efektivë policie. Ishin pikërisht militantët kurdë ata që pranuan se ishin prapa kësaj ngjarje që tronditi Turqinë mëngjesin e së dielës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.