Haland, Mbappe dhe Messi në garë për çmimin “FIFA 2023”

Çmimi për lojtarin më të mirë të “FIFA 2023” do të jetë një garë mjaft e fortë mes Messit, Mbappe dhe Haland. Tre

Dhjetor 14, 2023 - 17:01
 0
Haland, Mbappe dhe Messi në garë për çmimin “FIFA 2023”

Çmimi për lojtarin më të mirë të “FIFA 2023” do të jetë një garë mjaft e fortë mes Messit, Mbappe dhe Haland.

Tre yjet e fubollit janë përzgjedhur nga një juri për performancën e tyre nga 19 dhjetori i vitit 2022 deri në 19 gusht të këtij vit.

Një garë e cilë vë përballë 3 golashënuesit më të mirë, por edhe fituesit e disa trofeve.

Messi e mbylli 2022 si kampion Bote, duke udhëhequr Argjentinën si kapiten në Katar.

Ndërkohë që Haland bëri tripletën me Manchester Cityn duke marrë gjithçka, kampionat, kupë dhe qershia mbi tortë Champions League.

Kylian Mbappe është më larg, pasi e ka parë veten të mposhtur nga “Pleshti” në finalen e “Katar 2022” dhe në kërkim të suksesit pas pjesëmarrjes në fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve me Paris Saint Germain.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.