Hamas-Izrael/ Zgjidhet vonesa e lirimit të pengjeve! Ministria e Jashtme e Katarit: Negocioi Egjipti

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Katari po negocion me Izraelin dhe Hamasin për të zgjidhur vonesën në lirimin e pengjeve “sa më shpejt të jetë e mundur”. Por më pas, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit tha se pengesat për lirimin e pengjeve ishin zgjidhur përmes komunikimit midis Dohas dhe Egjiptit. Izraeli kishte kërcënuar së […]

Nëntor 25, 2023 - 20:26
 0
Hamas-Izrael/ Zgjidhet vonesa e lirimit të pengjeve! Ministria e Jashtme e Katarit: Negocioi Egjipti

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Katari po negocion me Izraelin dhe Hamasin për të zgjidhur vonesën në lirimin e pengjeve “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Por më pas, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit tha se pengesat për lirimin e pengjeve ishin zgjidhur përmes komunikimit midis Dohas dhe Egjiptit.

Izraeli kishte kërcënuar së fundmi duke thënë se nëse pengjet nuk lirohen deri në mesnatë, ofensiva në Gaza do të rifillojë. Kjo u raportua nga TV izraelit Channel 12 , duke cituar një zyrtar izraelit.

“Të gjitha pretendimet e Hamasit se Izraeli ka shkelur marrëveshjen janë të rreme. Kjo është një përpjekje propagandistike e Hamasit. Izraeli ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij. Hamasi vë në siklet ndërmjetësuesit e Egjiptit dhe Katarit”, tha ai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.