Hamas: Mbi 60% e banesave në Gaza janë shkatërruar, rreth 50 mijë ton eksploziv goditën zonat e banuara

Rreth 61% e banesave në Gaza janë shkatërruar plotësisht, që nga nisja e luftës më 7 tetor. Nga 305 mijë njësitë e prekura,

Dhjetor 5, 2023 - 23:01
 0
Hamas: Mbi 60% e banesave në Gaza janë shkatërruar, rreth 50 mijë ton eksploziv goditën zonat e banuara

Rreth 61% e banesave në Gaza janë shkatërruar plotësisht, që nga nisja e luftës më 7 tetor. Nga 305 mijë njësitë e prekura, 52 mijë janë shkatërruar plotësisht dhe 253 mijë janë dëmtuar pjesërisht. Shifrat bëhen të ditura nga nga zyra e shtypit të qeverisë së Hamasit, në një konferencë shtypi nga Gaza të martën.

 

Hamasi pretendoi se 121 ndërtesa qeveritare dhe 69 shkolla janë plotësisht jashtë funksionit dhe 275 shkolla janë dëmtuar pjesërisht.

 

“Gjatë agresionit kundër Gazës, avionët okupues izraelitë hodhën më shumë se 50,000 ton eksploziv mbi shtëpitë e qytetarëve civilë, spitalet, shkollat ​​dhe institucionet civile”, shtoi Hamasi. 

 

Hamasi kërkoi futjen e menjëhershme të 1,000 kamionëve ndihma ditore dhe një milion litra karburant për të rindërtuar sektorin e kujdesit shëndetësor, veçanërisht spitalet dhe objektet e tjera jetike.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.