Hamasi 5000 raketa drejt Izraelit, presidenti palestinez: Kemi të drejtë të mbrohemi ndaj terrorit

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas përmes një deklarate tha se populli i tij ka të drejtë të mbrohet kundër “terrorit dhe trupave pushtuese të Izraelit”, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Grupi militant i Hamasit lëshoi dhjetëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin. […]

Tetor 7, 2023 - 14:35
 0
Hamasi 5000 raketa drejt Izraelit, presidenti palestinez: Kemi të drejtë të mbrohemi ndaj terrorit

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas përmes një deklarate tha se populli i tij ka të drejtë të mbrohet kundër “terrorit dhe trupave pushtuese të Izraelit”, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Grupi militant i Hamasit lëshoi dhjetëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin.

Sulmi i sotëm ishte më seriozi që nga lufta 10-ditore midis Izraelit dhe Hamasit në vitin 2021, mediat izraelite raportuan përleshje midis grupeve militante palestineze dhe forcave të sigurisë në qytete në jug të Izraelit.

Mohammed Deif, një komandant i lartë ushtarak i Hamasit, njoftoi nisjen e operacionit në mediat e Hamasit, duke u bërë thirrje palestinezëve kudo që janë të luftojnë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.