Hamasi dhe Izraeli dakordësohen për zgjatjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – u pajtuan të enjten që

Nëntor 30, 2023 - 09:18
 0
Hamasi dhe Izraeli dakordësohen për zgjatjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – u pajtuan të enjten që të zgjasin armëpushimin edhe për një ditë.

 

Zgjatja e armëpushimit u arrit në minutat e fundit, para se marrëveshja të skadonte. Armëpushimi në Gazë po mundëson lirimin kryesisht të grave dhe fëmijëve nga Hamasi, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Hamasi.

 

Zgjatja e armëpushimit ndodhi mëngjesin e së enjtes, në kohën kur sulmues hapën zjarr zjarr ndaj disa personave që po prisnin për autobus në autostradën kryesore nga Tel Avivi për në Jerusalem, duke vrarë të paktën dy persona dhe plagosur shtatë të tjerë, thanë autoritetet izraelite, shkruan Living.

 

Policia tha se dy sulmues janë vrarë. Ende është e paqartë nëse sulmi u krye nga ndonjë grup militant palestinez dhe nëse kjo ngjarje do të ndikojë në armëpushimin në Gazë.

 

Presioni ndërkombëtar është rritur për vazhdimin e armëpushimit për aq kohë sa të jetë e mundur, pas pothuajse tetë javë të bombardimeve dhe ofensivës tokësore izraelite në Gazë, që ka lënë të vrarë mijëra palestinezë dhe ka detyruar tre të katërtën e popullsisë prej 2.3 milionë të territorit të zhvendoset dhe ka shkaktuar një krizë humanitare.

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, arriti në Izrael të mërkurën në mbrëmje. Kjo është vizita e tretë në rajon që nga nisja e luftës. Zyrtari amerikan pritet të kërkojë zgjatje të mëtejme të armëpushimit dhe lirim të më shumë pengjeve.

 

Katari, që ka luajtur rol kyç në ndërmjetësimin me Hamasin, tha se armëpushimi është zgjatur bazuar në marrëveshjen paraprake, me Hamasin që parashihet të lirojë dhjetë pengje izraelite në ditë, në këmbim të lirimit të 30 të burgosurve palestinezë nga Izraeli.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.