Hamasi/ Kemi arritur objektivat, të gatshëm për armëpushim me Izraelin

Hamasi ka deklaruar se është i gatshëm për të nisur diskutimet për një armëpushim të mundshëm me Izraelin, pasi “ka arritur objektivat e tij”, sipas një zyrtari të lartë. Moussa Abu Marzouk tha për Al Jazeera në një intervistë telefonike se Hamasi ishte i hapur për një dialog politik kur u pyet nëse grupi është […]

Tetor 9, 2023 - 22:00
 0
Hamasi/ Kemi arritur objektivat, të gatshëm për armëpushim me Izraelin

Hamasi ka deklaruar se është i gatshëm për të nisur diskutimet për një armëpushim të mundshëm me Izraelin, pasi “ka arritur objektivat e tij”, sipas një zyrtari të lartë.

Moussa Abu Marzouk tha për Al Jazeera në një intervistë telefonike se Hamasi ishte i hapur për një dialog politik kur u pyet nëse grupi është i gatshëm të diskutojë një armëpushim të mundshëm.

Ai tha gjithashtu se Hamasi kishte kapur “dhjetëra” banorë në Izrael me nënshtetësi ruse dhe kineze.

Ndërkohë Katari aktualisht po ndërmjetëson një marrëveshje të mundshme midis Hamasit dhe Izraelit për shkëmbimin e pengjeve civile, duke përfshirë gra dhe fëmijë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.