Hamasi refuzoi armëpushimin, Izraeli paralajmëron: Sulmi tokësor do të zgjerohet

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, deklaroi se operacionet tokësore ushtarake do të zgjerohen edhe në zona të tjera të Rripit të

Dhjetor 19, 2023 - 21:11
 0
Hamasi refuzoi armëpushimin, Izraeli paralajmëron: Sulmi tokësor do të zgjerohet

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, deklaroi se operacionet tokësore ushtarake do të zgjerohen edhe në zona të tjera të Rripit të Gazës.

“Khan Younis është bërë kryeqyteti i ri i terrorit. Ne nuk do të heqim dorë nga veprimet tona atje derisa të arrijmë te zyrtarët e lartë të Hamasit”, raportoi Times of Israel.

Kjo deklaratë vjen pas refuzimit kategorik që Hamasi i bëri ‘ofertës’ së Izraelit për armëpushim. Sipas Izraelit, armëpushimi do të shërbente për dërgimin e ndihmave humanitare në Gazë dhe në këmbim do të liroheshin pengje izraelite. Por kërkesa u refuzua nga Hamasi duke mbajtur sërish të njëjtin qëndrim. Hamasi deklaroi se nuk do të lirohet asnjë peng deri në përfundim të sulmeve.

Izraeli është vënë nën ‘presion’ për të përfunduar luftën brenda vitit edhe pse SHBA e mohoi t’i ketë caktuar një afat kohor./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.