Hamasi thotë se s’ka lirim pengjesh pa përfunduar lufta

Tentativat e SHBA dhe Izraelit për lirimin e pengjeve kanë marrë sërish përgjigje refuzuese nga Hamasi. Në një deklaratë, Hamasi shprehu qartazi qëndrimin

Dhjetor 22, 2023 - 09:49
 0
Hamasi thotë se s’ka lirim pengjesh pa përfunduar lufta

Tentativat e SHBA dhe Izraelit për lirimin e pengjeve kanë marrë sërish përgjigje refuzuese nga Hamasi. Në një deklaratë, Hamasi shprehu qartazi qëndrimin mbi këtë çështje, duke nënvizuar se nuk do të ketë asnjë marrëveshje mbi pengjet për aq kohë sa lufta vijon.

“Ekziston një vendim kombëtar palestinez që nuk duhet të flitet për të burgosur apo marrëveshje shkëmbimi, përveçse pas një ndërprerjeje të plotë të agresionit”.

Nga ana tjetër, Izraeli tentoi të arrinte një marrëveshje para pak ditësh, duke kërkuar lirimin e pengjeve në këmbim të armëpushimit të përkohshëm. Pas refuzimit, Izraeli i bëri thirrje anëtarëve të Hamasit që të dorëzohen, pasi nuk kanë zgjedhje tjetër, veçsë të vdesin.

Ndërkohë, këtë të premte SHBA pritet të votojë pro rezolutës që lejon kalimin e më shumë ndihmave kufitare në Gazë, teksa civilët atje vuajnë mungesën e ushqimit dhe ujit./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.