Hapja e bazës ajrore në Kuçovë, Bazo: Momenti kulmor i bashkëpunimit të Shqipërisë me NATO-n

Baza ajrore e Kuçovës, e cila u funksionalizua falë investimit të NATO-s dhe Shqipërisë me një vlerë prej mbi 50 milionë eurosh do t’i shërbejë Forcave të Armatosura për tu përmirësuar përmes trajnimit të kapaciteteve. Për ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo, kjo bazë do i rikthehet avionëve me kahë […]

Mars 5, 2024 - 13:15
 0
Hapja e bazës ajrore në Kuçovë, Bazo: Momenti kulmor i bashkëpunimit të Shqipërisë me NATO-n

Baza ajrore e Kuçovës, e cila u funksionalizua falë investimit të NATO-s dhe Shqipërisë me një vlerë prej mbi 50 milionë eurosh do t’i shërbejë Forcave të Armatosura për tu përmirësuar përmes trajnimit të kapaciteteve.

Për ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo, kjo bazë do i rikthehet avionëve me kahë fiks.

Duke qenë një bazë e tillë bashkëpunimi, kjo do ofrojë një trajnim më të mirë, paketë të plotë të trajnimit bashkë me aleatët. Do shërbejë për të trajnuar brezat që vijnë dhe për të rindërtuar, rivitalizuar, që Forca e Armatosur e Republikës së Shqipërisë t’i kthehet avionëve me krahë fiks,“ tha ai.

Bazo rikujton se, hapja e bazës vjen në një moment, kur Shqipëria për pak javë feston 15 vjetori e anëtarësimit në NATO.

Është pikë kulmore e bashkëpunimit të Shqipërisë me NATO-n. Është arritje e shënuar për Forcat e Armatosura dhe mbarë vendin,“ deklaroi Bazo.

Rindërtimi për bazën ajrore të Kuçovës nisi në janar të vitit 2022 ndërsa u ndërtua me punë vullnetare në vitet 1950. Vendimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore u njoftua në verë të 2018-s.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.