Hapnin rrjete sociale false dhe linin takime/ Procedohen 3 të mitur, përfituan 30 mijë euro përmes mashtrimit

Përvetësuan shuma të ndryshme parash, nëpërmjet mashtrimit kompjuterik, duke hapur llogari me të dhëna false në rrjete sociale, identifikohen dhe procedohen penalisht 3

Tetor 11, 2023 - 09:20
 0
Hapnin rrjete sociale false dhe linin takime/ Procedohen 3 të mitur, përfituan 30 mijë euro përmes mashtrimit

Përvetësuan shuma të ndryshme parash, nëpërmjet mashtrimit kompjuterik, duke hapur llogari me të dhëna false në rrjete sociale, identifikohen dhe procedohen penalisht 3 shtetas.

 

Policia ka proceduar penalisht tre të mitur, të cilët hapnin adresa false në rrjete sociale dhe mashtronin qytetarët. Adoleshentët shtireshin si vajzë dhe linin takime me qytetarë të ndryshëm, të cilëve iu kërkonin shuma të ndryshme në këmbim të favoreve seksuale.

 

Mësohet se ata kanë përfituar rreth 30 mijë euro nga këto mashtrime.

 

Ata kërkonin që pagesa të lihej në një vend të caktuar dhe pasi merrnin paratë bllokonin në rrjete sociale të mashtruarit.

 

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.