Haradinaj pret ambasadorin e SHBA: I konfirmova mbështetjen e AAK-së për planin franko-gjerman

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në selinë e kësaj partie ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Haradinaj tha se me Hovenierin folën për zhvillimet e fundit në vend, teksa shtoi se ia ka konfirmuar mbështetjen për planin franko-gjerman. “E konfirmova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të Planit Franko-Gjerman duke theksuar se ky [...]Read More...

Nëntor 9, 2023 - 17:39
 0
Haradinaj pret ambasadorin e SHBA: I konfirmova mbështetjen e AAK-së për planin franko-gjerman

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në selinë e kësaj partie ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Haradinaj tha se me Hovenierin folën për zhvillimet e fundit në vend, teksa shtoi se ia ka konfirmuar mbështetjen për planin franko-gjerman.

“E konfirmova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të Planit Franko-Gjerman duke theksuar se ky plan duhet që Kosovës t’i mundësojë rrugën e njohjes nga Serbia, anëtarësimin në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare”, shkroi Haradinaj.

Më tej, ai e ka falënderuar Hovenierin për angazhimin e tij dhe të ShBA-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.