Haradinaj tregon takimin me kriminelin serb Milan Radoiçiç: Ja pse e prita në zyrë

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se ngjarja e ndodhur në Banjskë ishte një sulm i pastër terrorist, që u neutralizua falë profesionalizimit të policisë së Kosovës. Ai kujtoi kohën kur si kryeministër i Kosovës kishte pritur në zyrë Milan Radiçiç, në atë kohë një serb i rëndësishëm, por […]

Tetor 2, 2023 - 23:35
 0
Haradinaj tregon takimin me kriminelin serb Milan Radoiçiç: Ja pse e prita në zyrë

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se ngjarja e ndodhur në Banjskë ishte një sulm i pastër terrorist, që u neutralizua falë profesionalizimit të policisë së Kosovës.

Ai kujtoi kohën kur si kryeministër i Kosovës kishte pritur në zyrë Milan Radiçiç, në atë kohë një serb i rëndësishëm, por jo i proceduar dhe as i sanksionuar nga SHBA.

“Në kohën e krijimit të ushtrisë së Kosovës kemi zhvilluar biseda me të për ligjet për ushtrinë. Në atë kohë jam munduar t’u shpjegoj se ligjet tona nuk janë kundër serbëve të Kosovës dhe u kam siguruar atyre që edhe fëmija i tyre mund të bëhet pjesë e ushtrisë së Kosovës.

Ata nuk ranë dakord. Ata kërkonin që në ligj të shtohet një nen ku të thuhet se ushtria e Kosovës nuk shkon në veri pa lejen e NATO dhe KFOR. Në atë kohë ai ishte një nga serbët e rëndësishëm të kohës por jo i sanksionuar nga SHBA”, kujtoi Haradinaj./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.