Hekurudha Shqiptare, BE hap thirrje për mbështetje për sektorin hekurudhor shqiptar

Shqipëria po kërkon një konsulent të jashtëm për mbështetje në zbatimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian, në sektorin hekurudhor. Në faqen e prokurimve publike të BE është hapur thirja për një tender me objektiv kontrate të kontribuojë dhe të ofrojë mbështetje për sektorin hekurudhor shqiptar për të përputhur politikat dhe legjislacionin e Shqipërisë me kërkesat […]

Maj 5, 2024 - 12:40
 0
Hekurudha Shqiptare, BE  hap thirrje për mbështetje për sektorin hekurudhor shqiptar

Shqipëria po kërkon një konsulent të jashtëm për mbështetje në zbatimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian, në sektorin hekurudhor.

Në faqen e prokurimve publike të BE është hapur thirja për një tender me objektiv kontrate të kontribuojë dhe të ofrojë mbështetje për sektorin hekurudhor shqiptar për të përputhur politikat dhe legjislacionin e Shqipërisë me kërkesat të BE-së.

Synohet gjithashtu ndërtimi i kapaciteteve administrative për të zbatuar politikat sektoriale dhe legjislacionin e miratuar në mënyrë të plotë dhe efektive përmes mbështetjes në 2 fusha kryesore.

Fusha e parë përshin prioritet dhe hartimin e kuadrit ligjor hekurudhor, në përputhje me kërkesat e BE-së.

Ndërkohë që, fusha e dytë përfshin përmirësimi dhe forcimin e kapaciteteve institucionale të Ministirisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe autoriteteve të tjera hekurudhore shqiptare, nëpërmjet aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve, me fokus të veçantë në përafrimin dhe zbatimin e acquis të BE-së.

Konsulenca parashikohet të kushtojë 700 mijë euro, ndërsa hapja e këtij tenderi vjen në një kohë kur disa projekte hekurudhore në vend kanë avancuar në drejtim të ndërtimit apo sigurimit të financimit për nisjen e rehabilitimit të linjave ekzistuese.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.