Helena Kadare: Vajzave u kam thënë të gjejnë një burrë dhe jo një financues

Bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, Helena Kadare, ka dhënë një intervistë ndryshe këtë të dielë në emisionin “Interview” në Euronews Albania. Ajo theksoi se kur ka qenë vajzë ishte shumë e kontrolluar nga prindërit, gjë të cilën nuk e ka pasur me vajzat e saj. Kadare shprehet se këshilla e vetme që ju […]

Prill 21, 2024 - 21:05
 0
Helena Kadare: Vajzave u kam thënë të gjejnë një burrë dhe jo një financues

Bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, Helena Kadare, ka dhënë një intervistë ndryshe këtë të dielë në emisionin “Interview” në Euronews Albania.

Ajo theksoi se kur ka qenë vajzë ishte shumë e kontrolluar nga prindërit, gjë të cilën nuk e ka pasur me vajzat e saj.

Kadare shprehet se këshilla e vetme që ju ka dhënë vajzave është që të jenë të pavarura ekonomikisht dhe të gjejnë një burrë e jo një financues.

“Jam rritur në një familje shumë konservatore. Isha e kontrolluar në çdo aspekt. Jam munduar që vajzat e mia të jenë të lira. Gjithashtu Ismaili ka qenë shumë tolerant me vajzat. Vajzave u kam thënë që të bëhen të pavarura ekonomikisht sepse dua të martohen me një burrë dhe jo me një financues,” tha ajo.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.