Helikopterë, mijëra policë, dronë, kontrolle të forta në kufi: “Blindohet” Athina për shkak të ndeshjes AEK-Dinamo Zagreb…!

Ndeshja mes AEK-ut dhe Dinamo Zagrebit e planifikuar për në orën 20:45 është shpallur me rrezikshmëri të lartë. Për shkak të vrasjes së një tifozi të AEK-ut, e ndodhur më 7 gusht para ndeshjes, që duhej të luhej në Athinë një ditë më vonë, sfida u shty dhe do të luhet vetëm tani. Tifozët e […]

Gusht 19, 2023 - 18:04
 0
Helikopterë, mijëra policë, dronë, kontrolle të forta në kufi: “Blindohet” Athina për shkak të ndeshjes AEK-Dinamo Zagreb…!

Ndeshja mes AEK-ut dhe Dinamo Zagrebit e planifikuar për në orën 20:45 është shpallur me rrezikshmëri të lartë.

Për shkak të vrasjes së një tifozi të AEK-ut, e ndodhur më 7 gusht para ndeshjes, që duhej të luhej në Athinë një ditë më vonë, sfida u shty dhe do të luhet vetëm tani.

Tifozët e Dinamos nga Zagrebi erdhën në numër të madh dhe një natë para ndeshjes, krijuan kaos të plotë para stadiumit, kur u përleshën me tifozët e AEK-ut, pas së cilës mbeti i vrarë Mihalis Kaczuris, i cili u godit për vdekje me thikë dhe iu pre arteria dhe nga hemoragjia humbi jetën.

Pas kësaj, ndeshja u shty, kështu që dueli i parë u luajt vetëm në Zagreb, ku AEK-u arriti një fitore të madhe 1-2 pas një përmbysjeje, me gol në minutën e 90-të.

Edhe ndeshja e revanshit në Athinë sjell tension të madh dhe nuk ka dyshim se presim një intolerancë të madhe të tifozëve grekë ndaj lojtarëve të Dinamos.

Ashtu siç pritej, tifozët kroatë janë të ndaluar për këtë ndeshje dhe tani nuk ka shanse për një surprizë si para disa ditësh, kur BBB surprizoi si tifozët grekë ashtu edhe policinë në Greqi dhe u shfaq në masë të madhe në Athinë, pavarësisht se ardhja e tyre ishte e ndaluar.

Në pikat kufitare janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollit. Gjithashtu, mijëra policë do të vendosen përreth stadiumit dhe mediat greke raportojnë se helikopterët do të fluturojnë mbi zonë dhe do të ofrojnë siguri shtesë.

AEK-u tashmë ka njoftuar më herët se askush pa biletë nuk do të mund t’i afrohet stadiumit dhe të qëndrojë në zonën përreth vetë arenës OPAP, si dhe se personat që mbajnë çanta shpine nuk do të mund t’i afrohen stadiumit, pikërisht për të mos merrni me vete disa sende të ndaluara./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.