Helmimi i 50 turistëve/ Shkak ushqimi i paketuar nga hotelet, shumica fëmijë

Ushqimi i paketuar nga hoteli ku ishin akomoduar mësohet të jetë shkaku i helmimit të turistëve. Të paktën 50 turistë që udhëtonin nga

Gusht 25, 2023 - 20:30
 0
Helmimi i 50 turistëve/ Shkak ushqimi i paketuar nga hotelet, shumica fëmijë

Ushqimi i paketuar nga hoteli ku ishin akomoduar mësohet të jetë shkaku i helmimit të turistëve. Të paktën 50 turistë që udhëtonin nga Shëngjini drejt Vlorës janë helmuar dhe paraqiten në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit të qytetit bregdetar.

 

Mësohet se turistët kryesisht janë polakë, që kishin zgjedhur të kalonin pushimet në Shqipëri. Pjesa më e madhe e të helmuarve raportohet të jenë fëmijë, nga mosha 10-14 vjeç. Ata mbërritën në Vlorë nga një prej anijeve turistike që kryen linjën e Karaburun -Sazan. Ndërkohë nuk ka ende një reagim zyrtar mbi këtë ngjarje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.