Helmimi i turistëve/ Drejtoresha e spitalit të Vlorës: Gjendja shëndetësore e fëmijëve paraqitet jashtë rrezikut për jetën

Drejtoresha e spitalit të Vlorës, Bruna Mersini shprehet se gjendja shëndetësore e turistëve të helmuar, kryesisht fëmijë, paraqitet jashtë rrezikut për jetën.  

Gusht 25, 2023 - 20:48
 0

“Bëhet fjalë për disa fëmijë, të cilët janë të moshës 14 dhe 15 vjeç, janë turistë nga Polonia. Këta fëmijë kanë udhëtuar gjithë ditën, sepse kanë ardhur nga Shkodra prej mëngjesit dhe nga Shkodra pas udhëtimit kanë marrë anijen për në ishullin e Karaburunit”, thekson ajo. “Situata është nën kontroll, thjesht është alerti që ne japim kur ka një numër të lartë fëmijësh”, shton ajo.

Drejtoresha e spitalet theksoi se po kryhen analizat për të përcaktuar shkakun e helmimit, ndërsa shton se dielli dhe temperaturat e larta janë një tjetër faktor që mund të ketë ndikur në gjendjen shëndetësore të fëmijëve të helmuar. Të paktën 50 turistë u paraqitën me shenja helmimi në urgjencën e spitalit të Vlorës. Ata mbërritën në Vlorë nga një prej anijeve turistike që kryen linjën e Karaburun –Sazan.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.