Hera e parë/ BDI propozon Talat Xhaferin për kryeministër teknik në Maqedoninë e Veriut

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e sotme ka vendosur që për kryeministër teknik ta propozojë kryeparlamentarin aktual Talat Xhaferi. “BDI propozin Talat Xhaferin si kryeministër i Qeverisë e cila do të jetë në fuqi nga fundi i janarit e deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, deklaroi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së. […]

Dhjetor 8, 2023 - 18:02
 0
Hera e parë/ BDI propozon Talat Xhaferin për kryeministër teknik në Maqedoninë e Veriut

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e sotme ka vendosur që për kryeministër teknik ta propozojë kryeparlamentarin aktual Talat Xhaferi.

“BDI propozin Talat Xhaferin si kryeministër i Qeverisë e cila do të jetë në fuqi nga fundi i janarit e deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, deklaroi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

Lidhur me koalicionet parazgjedhore të mundshme, sipas Osmanit organet e partisë kanë autorizuar Ahmetin që të vazhdojë negociatat dhe t’i propozojë partisë përcaktimin me të cilin do të shkohet në zgjedhje, raporton Alsat.

“Ne i analizuam të gjitha opsione dhe variantet e mundshme për pjesëmarrje, si parti e vetme dhe si pjesë e frontit Evropian dhe u autorizua kryetari Ali Ahmeti t’i vazhdon bisedimet dhe t’i propozon partisë një vendim i cili do të aprovohet në organet e partisë”, shtoi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

Në kuadër të kryesisë qendrore të BDI-së është diskutuar edhe për zgjedhjet e brendshme partiake që duhet të pasojnë. Pikë diskutimi në këtë kuadër kanë qenë edhe zgjedhjet presidenciale./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.