‘Heroi’ ndaj Çekisë, Bajrami: Me Poloninë, një finale

Transferta e Çekisë për kombëtaren shqiptare ka vetëm një hero. Ai quhet Nedim Bajrami që na dhuroi 1 pikë falë një super goli. “E pashë që Asani fitoi duelin dhe u fiksova direkt për te porta. Pashë që ka hapësirë dhe e godita shumë mirë. Jam i lumtur që e ndihmova skuadrën”, tha ai për […]

Shtator 8, 2023 - 08:11
 0
‘Heroi’ ndaj Çekisë, Bajrami: Me Poloninë, një finale

Transferta e Çekisë për kombëtaren shqiptare ka vetëm një hero. Ai quhet Nedim Bajrami që na dhuroi 1 pikë falë një super goli.

“E pashë që Asani fitoi duelin dhe u fiksova direkt për te porta. Pashë që ka hapësirë dhe e godita shumë mirë. Jam i lumtur që e ndihmova skuadrën”, tha ai për Tv Klan pas ndeshjes.

Për mesfushorin tashmë të dielën i pret një finale.

“E kemi ditur që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Të dielën kemi një finale tjetër. E dimë që do të luajë në shtëpi dhe shpresojmë që tifozët të jenë pas nesh. Do të japim shpirtin në fushë”, tha Bajrami.

Sa i përket golit, Bajrami u shpreh se është më i bukuri që ka në karrierën e tij.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.