Hetime grupit terrorist serb që sulmoi Kosovën; pranga edhe dy të tjerëve
Këto janë pamjet me dronë që shfaqin momentin kur grupi i serbëve të armatosur arriti të largohej pas rrethimit nga policia e Kosovës.
Këto janë pamjet me dronë që shfaqin momentin kur grupi i serbëve të armatosur arriti të largohej pas rrethimit nga policia e Kosovës.
Videoja e publikuar tregon momentin se si një numër i personave të armatosur të grupit kriminal u arratisën në këmbë dhe kaluan malin drejt Serbisë.
Autoritetet bëjnë me dije se 2 serbë të tjerë janë arrestuar, duke e çuar në 8 numrin e tyre, ndërsa brenda një makine të parkuar është gjetur një arsenal armësh.
Ende nuk dihet nëse personat e prangosur kanë ose jo lidhje me sulmin në veri. Po ashtu një incident është raportuar ne polici nga një grua. Ajo ka deklaruar se i është djegur mjeti pranë banesës së saj në komunën e Leposaviçit, ndërsa ka theksuar se në momentin e ngjarjes ka parë dy persona me kapele, të cilët janë larguar me shpejtësi.
Ndërkohe situata në Zveçan paraqitet e qetë.
Po ashtu vihet re prezencë e shtuar e automjeteve të policisë së Kosovës, EULEX dhe KFOR pranë fshatit Banjskë. Një pjesë e tyre mbikëqyrin manastirin, ndërsa pjesa tjetër kufirin në Jarinjë.
Prokuroria ne Prishtinë ka kërkuar masën e paraburgimit njëmujor për 3 serbët, të cilët dyshohen se kanë lidhje me sulmin në veriun e Kosovës.
What's Your Reaction?