Hetimet e aksidentit tragjik në Itali, mes 21 viktimave edhe një foshnje, turistet e vdekur nga disa shtete

Të paktën 21 persona mbetën të vdekur në aksidentin tragjik në Itali një natë më parë. Mes viktimave janë një foshnjë disa muajsh

Tetor 4, 2023 - 12:50
 0
Hetimet e aksidentit tragjik në Itali, mes 21 viktimave edhe një foshnje, turistet e vdekur nga disa shtete

Të paktën 21 persona mbetën të vdekur në aksidentin tragjik në Itali një natë më parë. Mes viktimave janë një foshnjë disa muajsh dhe një vajzë 12-vjeçare.

 

Ngjarja e rëndë u shënua në afërsi të qytetit të Venecias kur një autobus i mbushur me turistë nga disa shtete u rrëzua nga ura në binarët e shinave të trenit në zonën e Mestrës.

 

Turistët që mbetën të vdekur nga aksidenti të identifikuar deri më tani janë pesë shtetas ukrainas një gjerman dhe shoferi i autobusit, italian.

 

Autobusi besohet se ishte marrë me qira për t’i dërguar turistët në Venecia nga një kamp i afërt. Në disa raportime është thënë se autobusi ishte elektrik dhe bateritë shpërthyen në flakë kur mjeti u përplas me binarët dhe telat e energjisë.

 

Shkaku i tragjedisë nuk dihet ende, ndërsa një dyshim është që shoferi mund të ketë humbur vetëdijen si pasoje e ndonjë sëmundje ose pagjumësisë.

 

Të paktën 18 persona janë plagosur, pesë prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

 

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka thënë se është duke i vëzhguar nga afër zhvillimet dhe ka shprehur ngushëllime për viktimat.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.