Hetimet e SPAK/ Deklarata e fortë e gazetarit: Në celularin e një ushtaraku të lartë është gjetur video duke kryer marrëdhënie intime në zyrë

Duke e konsideruar vitin 2023 si “vitin e SPAK”, gazetari Ferdinand Dervishaj dha deklarata të forta në studion e “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv ku zbuloi disa prej dosjeve që janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për të cilat pritet të ketë zhvillime gjatë vitit 2024. Teksa foli për hetimet që […]

Janar 4, 2024 - 22:30
 0
Hetimet e SPAK/ Deklarata e fortë e gazetarit: Në celularin e një ushtaraku të lartë është gjetur video duke kryer marrëdhënie intime në zyrë

Duke e konsideruar vitin 2023 si “vitin e SPAK”, gazetari Ferdinand Dervishaj dha deklarata të forta në studion e “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv ku zbuloi disa prej dosjeve që janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për të cilat pritet të ketë zhvillime gjatë vitit 2024.

Teksa foli për hetimet që SPAK po kryen në kuadër të privatizimit të pronave të ushtrisë, Dervishi tha se në një nga 20 celularët e ushtarakëve dhe ushtarakëve që janë sekuestruar në bazë të hetimit, është gjetur një video e marrëdhënies sekusuale në zyrë.

“Në një celular të një ushtaraku të lartë është gjetur një video ku kryhen marrëdhënie seksuale në zyrën e vetë”- tha gazetari.

Viti që lamë ka qenë viti i SPAK. Unë besoj se janë haour disa dosje të forta dhe gjatë vitit në vijim duhet të kemi konkretizimin e tyre. Një nga dosjet që unë besoj për shkak kohor duhet të ketë konkretizimin është ajo e ushtrisë, që ka marrë një hetim tmerrësisht të gjerë. Janë hapur disa gjëra. Po hetohet procedura e lidhjes së qirasë me Marina Bej Saranda, për detin e zonës. Kjo fut në lojë edhe ministrinë e Infrastrutkurës. Lejimi i ndërtimit pa leje në zonën e ushtrisë”- shtoi Dervishi mes të tjerash.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.