Hetimet për shpërthimin në Lushnje, Balla: Kukuvajkat e politikës të lenë policinë dhe prokurorinë të punojnë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, kërkoi që policia dhe prokuroria të vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen në Lushnje ku një shpërthim i mori jetën 2 personave, babë e bir, dhe plagosi 7 të tjerë. Balla tha se “kukuvajkat e politikës” duhet t’i lenë autoritetet që të bëjnë punën siç duhet. “Është shumë e rëndësishme […]

Mars 5, 2024 - 11:30
 0
Hetimet për shpërthimin në Lushnje, Balla: Kukuvajkat e politikës të lenë policinë dhe prokurorinë të punojnë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, kërkoi që policia dhe prokuroria të vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen në Lushnje ku një shpërthim i mori jetën 2 personave, babë e bir, dhe plagosi 7 të tjerë. Balla tha se “kukuvajkat e politikës” duhet t’i lenë autoritetet që të bëjnë punën siç duhet.

“Është shumë e rëndësishme që policia dhe prokuroria të vazhdojnë hetimet. Më vjen mirë që policia e shtetit në raportimin paraprak ka identifikuar disa elementë të disa veprave penale që tashmë duhen hetuar thellësisht nga prokuroria dhe dua që t’i kërkoj kukuvajkave të politikës që të le të lenë policinë e shtetit dhe prokurorinë të bëjë punën si duhet”, tha Balla.

Kujtojmë se shpërthimi në Lushnje i mori jetën Roland e Elidon Hoxhës, babë e bir. Si pasojë e ngjarjes mbetën të plagosur 7 persona, mes tyre edhe deputeti Bujar Çela.

Deri më tani nuk rezulton që shpërthimi të ketë ardhur nga kontakti me linjën e tensionit të lartë. Për këtë arsye po vijojnë hetimet për të zbuluar saktësisht se çfarë ndodhi të premten e 1 Marsit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.