Hetimet për vetëvrasjen në Durrës, merren në pyetje koleget e 41-vjeçares, kushërira e dyshuar për hapjen e llogarisë së “Tik Tok”

Hetimet lidhur me rastin e vetëvrasjes së 41-vjeçares në Durrës janë në vijim. Gazetari Leonidha Musai tha për “ABC”, se e dyshuar për hapjen e llogarisë në “Tik Tok” që denigronte figurën e 41-vjeçares është kushërira e viktimës e cila jetonte në Itali. “Gjithçka ka nisur në dhjetorin e vitit 2022. Gruaja bashkë me bashkëshortin […]

Janar 5, 2024 - 19:32
 0
Hetimet për vetëvrasjen në Durrës, merren në pyetje koleget e 41-vjeçares, kushërira e dyshuar për hapjen e llogarisë së “Tik Tok”

Hetimet lidhur me rastin e vetëvrasjes së 41-vjeçares në Durrës janë në vijim.

Gazetari Leonidha Musai tha për “ABC”, se e dyshuar për hapjen e llogarisë në “Tik Tok” që denigronte figurën e 41-vjeçares është kushërira e viktimës e cila jetonte në Itali.

“Gjithçka ka nisur në dhjetorin e vitit 2022. Gruaja bashkë me bashkëshortin ka bërë denoncim në polici. Familjarët dyshojnë se adresa false ishte hapur nga kushërira e viktimës.

Është arritur të bien në gjurmës e kushërirës, por për shkak se ajo jetonte jashtë ishte e pamundur që kjo llogari në “Tik Tok” ta hiqnin. Këtu ngecën edhe hetimet dhe u ndërprenë aty”, raportoi gazetari Leonidha Musai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.