Hetuesit italianë: U gjet i zhveshur në pyll, shqiptari përdorues i aplikacionit të takimeve online

Hetuesit italianë dyshojnë se vrasja e 39-vjeçarit shqiptar, Bledar Dedja, është një krim pasioni. Babai i dy fëmijëve u gjet i masakruar me thikë mëngjesin e së dielës, 21 janar, në një pyll në Paderno del Grappa, Dyshohet se shqiptari ishte një përdorues i rregullt i aplikacionit të takimeve online dhe mund të jetë takuar […]

Janar 27, 2024 - 18:25
 0
Hetuesit italianë: U gjet i zhveshur në pyll, shqiptari përdorues i aplikacionit të takimeve online

Hetuesit italianë dyshojnë se vrasja e 39-vjeçarit shqiptar, Bledar Dedja, është një krim pasioni.

Babai i dy fëmijëve u gjet i masakruar me thikë mëngjesin e së dielës, 21 janar, në një pyll në Paderno del Grappa,

Dyshohet se shqiptari ishte një përdorues i rregullt i aplikacionit të takimeve online dhe mund të jetë takuar aty dhe me personin që e ekzekutoi.

Ai e përdorte aplikacionin online pë rtë gjetur bra të tjera me të cilat mund të kishte lidhje jashtëmartesore.

Në lidhje me vrasjen nuk ka asnjë të dyshuar, megjithëse janë marrë në pyetje disa persona. Mes personave që janë thirrur nga autoritetet italiane është dhe një 30-vjeçare me origjinë nga Shqipëria.

Gruaja dyshohet që ka pasur një lidhje jashtëmartesore gjatë dy viteve të fundit me viktimën.

Në deklarimet e saj të dhëna pranë autoriteteve gruaja ka pranuar lidhjen dhe ka zbuluar se është njohur me 39-vjeçarin në një aplikacion takimesh online.

Dedja, i cili ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, bënte një jetë të dyfishtë, për të cilën bashkëshortja e tij nuk kishte dijeni.

Sipas autopsisë 39-vjeçari vdiq nga gjakderdhja e brendshme e shkaktuar nga plaga me thikë, e marrë nga pas dhe që i përshkroi mushkrinë.

Mbi trupin e shqiptarit u qëlluan të paktën 19 goditje me thikë në lartësinë e gjoksit dhe në pjesën e barkut, duke dëshmuar dhe urrejtjen e vrasësit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.