Hidhet në erë shtëpia pranë Uashington DC teksa policia kontrollonte për një person të armatosur

Një shpërthim i madh ka shkatërruar një shtëpi në zonën periferike Arlington, që ndodhet në krahun perëndimor të Uashington DC. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në kohën kur policia po ekzekutonte një urdhër kontrolli dhe kishte rrethuar një person të armatosur. Policia iu përgjigj thirrjeve për të shtëna me armë në një rezidencë në bllokun 800 […]

Dhjetor 5, 2023 - 09:43
 0
Hidhet në erë shtëpia pranë Uashington DC teksa policia kontrollonte për një person të armatosur

Një shpërthim i madh ka shkatërruar një shtëpi në zonën periferike Arlington, që ndodhet në krahun perëndimor të Uashington DC.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në kohën kur policia po ekzekutonte një urdhër kontrolli dhe kishte rrethuar një person të armatosur.

Policia iu përgjigj thirrjeve për të shtëna me armë në një rezidencë në bllokun 800 të North Burlington Street rreth orës 16:45 të së hënës pasdite. Para shpërthimit policia tha se dikush nga brenda shtëpisë kishte qëlluar të paktën 40 herë me armë zjarri, duke terrorizuar lagjen.

Teksa oficerët po përpiqeshin të ekzekutonin urdhrin e bastisjes, i dyshuari ka qëlluar disa herë me armë zjarri nga brenda shtëpisë. Më pas, rreth orës 20:25, një shpërthim ka ndodhur në banesë. Hetimi për rrethanat e shpërthimit është në vazhdim”, tha Ashley Savage, oficere e informacionit publik në Departamentin e Policisë së Qarkut Arlington.

Oficerët e policisë kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje.

Fqinjët disa blloqe më tutje dëshmuan se kishin ndjerë tronditjen nga shpërthimi në shtëpitë e tyre dhe kur kishin parë flakët gjigande në qiell kishin menduar se ndonjë avion mund të ishte rrëzuar.

Disa banorë janë evakuuar nga policia, ndërsa të tjerëve u është thënë të strehohen në banesat e tyre.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.