“Hija e natës” në Kamëz, kapet “tmerri” i qytetarëve dhe bizneseve

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë organizur dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hija e natës”, si rezultat i të cilit

Shkurt 17, 2024 - 12:30
 0
“Hija e natës” në Kamëz, kapet “tmerri” i qytetarëve dhe bizneseve

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë organizur dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hija e natës”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi V. V., 32 vjeç, banues në Laknas.

Ky shtetas është kapur në flagrancë duke vjedhur në një lokal, në rrugën “Demokracia”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i 5 ngjarjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit, në një lokal, tre banesa, dhe një furrë buke, ku janë vjedhur shuma të ndryshme parash dhe mjete pune.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.